Edhe seksi, edhe bukuroshe

Mediale Vip

Edhe seksi, edhe bukuroshe

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 11:56

Vitin e kaluar ajo solli dy super hite në tregun muzikor shqiptar, si këngën “A dalin” dhe “Diçka më shumë”, ndërsa ishte një nga këngëtaret më të lakuar dhe çdo foto e saja komentohej si provokuese, këtë gjë as vetë bukuroshja nuk e din pse. Kjo është këngëtarja Adelina Berisha e cila në rrëfimin e saj për “Bota sot” na tregon se me çfarë është duke u marrë këto ditë, a realizoi ajo foto “hot” te fotografi Veton Osmani, a ka inate mes kolegeve, dhe a do të pranonte ajo të pozonte nudo?.Për më shumë flet Adelina!

“Bota sot”: Çfarë po bën Adelina për momentin?

- Jam duke punuar dy projekte të reja, të cilat do të vijnë së shpejti për ju.

“Bota sot”: Fotot që sapo i ke realizuar do të ketë edhe nga ato më ‘hot’?

-Haha...qesh.. Aty e vlerësoni ju kur ti shikoni fotot që janë realizuar nga fotografi shumë i mirë Veton Osmani.

“Bota sot”: Do të pranoje të pozoje nudo artistikisht?
- Asnjëherë!
“Bota sot”: Adelina seksi më mirë të thërrasin, apo bukuroshja Adelinë?
- Të dyja nga pak... edhe seksi edhe bukuroshe… haha..

“Bota sot”: Mendon se të kanë më shumë inatë, apo edhe ti ke ndonjë kolege që s’të pëlqen hiq?

- Hm.. Inate besoj ka secili person që është publik, nuk mund të duan të gjithë ajo është normale, kurse unë jo nuk e kam inat asnjë, secili e ka rrugën e vet.

“Bota sot”: Me cilën prej këngëtareve shqiptare do të doje të kishe një duet, e nuk do t’i thojë kurrë jo bashkëpunimit me të?

-Unë kam menduar për një duet, por kur ta realizoj do ta kuptoni se me kë.

“Bota sot”: Këndon Adelina ndonjëherë falas, po çmimi më i madh që ke fituar ndonjëherë?

- Po patjetër që kam kënduar për njerëz në nevojë edhe falas, ndërsa për çmime nuk kam dëshirë të flas.

“Bota sot”: Pse gjithmonë thonë se Adelina provokon qoftë dhe me një foto?
- Shumë e vërtetë, por nuk e kuptoj as unë pse???, megjithëse ende po pyes pseeee?

“Bota sot”: A ka ndodhur ndonjëherë me të adhuru aq shumë një vajzë saqë ka rënë në dashuri me ty?

- Hahah…jo deri në atë masë, por të fascionuara ka shumë.

“Bota sot”: Sa këngë do të kemi nga Adelina këtë vit, i ke planifikuar?

-Sa të mundem dhe të kem forcë dhe vullnet më shumë e aq më shumë këngë do bëjë e nuk do ti zhgënjej kurrë fansat e mi që më ndjekin dhe më duna kudo që jam.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat