Johny Depp martohet javën e ardhshme

Mediale Vip

Johny Depp martohet javën e ardhshme

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 08:17

Aktori i famshëm Johny Depp raportohet se do të martohet javën e ardhshme me të fejuarën e tij Amber Heard.


Sipas medieve botërore 51-vjeçari do të kurorëzojë lidhjen me martesë me Heardin në ishullin e tij privat në Bahamas.


New York Post raporton se çifti do të martohet në fundjavën e ardhshme në një ceremoni private ku janë të ftuar 50 persona.


Depp në ishullin e tij privat plazhet i ka emëruar në bazë të emrave të fëmijëve të tij dhe idolëve Marlon Brando dhe Hunter S.Thompson


Përfaqësuesit e aktorëve nuk kanë komentuar në lidhje me këto raportime. Çifti ishte takuar në vitin 2011, ndërsa u fejua në janar të 2014-ës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat