Çifti Angelina Jolie dhe Brad Pitt drejt ndarjes?!

Mediale Vip

Çifti Angelina Jolie dhe Brad Pitt drejt ndarjes?!

Më: 29 janar 2015 Në ora: 23:41

Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë parë duke u grindur pas përfundimit të ceremonisë së “Choice Awards”. Brad ka refuzuar ta shoqërojë Jolien në këtë ceremoni madje dhe në tapetin e kuq ajo është shfaqur e vetme.
Në këtë ceremoni ishte e pranishme dhe ish – gruaja e Pitt, Jennifer Aniston.

Kjo nuk është hera e parë që mes çifit në fjalë ka patur zënka të tilla, pasi mediat e huaja rrëfejnë që zënka të tilla mes tyre ka patur dhe në raste të tjera, aq sa Jolie i ka kërkuar Pitt që mos ta prekë.

Një “krizë” tjetër për Jolie ka qenë dhe takimi për herë të dytë me ishin e Pitt, pra me Aniston. Herën e fundit që dy aktoret janë gjendur në një çati ishte eventi i Oscar në tetor të 2009.

Revista “Life & Style”, raporton se Jolie në shtëpi e ka quajtur edhe frikacak partnerin e saj, duke e lëshuar fare veten. Reagimin e Jolisë, Pitt e ka pritur shumë keq duke marrë disa rroba të tij për t’u zhvendosur në një tjetër shtëpi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat