Soni Malaj: Këtë vit do të kem më shumë bashkëpunime

Mediale Vip

Soni Malaj: Këtë vit do të kem më shumë bashkëpunime

Më: 29 janar 2015 Në ora: 12:55

Këngëtarja e njohur Soni Malaj, ka treguar se është kënaqur me këngën e fundit ‘Tulipani i bardhë’, ndrësa ka theksuar se këtë vit do të ketë më shumë bashkëpunime…

Soni Malaj në një bisedë për ‘Bizzy Show’ në Radio Dukagjini ka treguar se është e kënaqur nga bashkëpunimi me Saad Ramadan, këngëtarin arab me të cilin sollli këngën ‘Tulipani i bardhë’

Ajo po ashtu ka treguar se gjatë këtij viti po planifikon më shumë bashkëpunime, meqë sipas saj gjatë 18 viteve karrierë ka pasur shumë pak. Ndër të tjera Soni ka treguar edhe se për ditën e të dashuruarve do të jetë në Sheshin ‘Nënë Tereza’, ku me këngët e saj do ti argëtojë të gjithë të dashuruarit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat