Madonna: Taylor Swift, princeshë e muzikës pop

Mediale Vip

Madonna: Taylor Swift, princeshë e muzikës pop

Më: 28 janar 2015 Në ora: 18:55

Mbretëresha e muzikës pop ka lavdëruar pop yllin botëror të momentit, këngëtaren Taylor Swift dhe ajo nuk mund të mbajë veten.
Madonna ka thënë në një intervistë se superylli Swift është një princeshë e padiskutueshme e muzikës pop, duke treguar se i pëlqen Taylor Swift dhe mendon se ajo bën këngë shumë të këndshme të cilat nuk mund t’i largojë nga mendja.

“Është mirë të kemi një princeshë të popit. Kjo do të thotë se përreth ka shumë fustane”, ka thënë Madonna.

“Më pëlqen Taylor Swifti. Unë mendoj se ajo krijon këngë të bukura pop. Ato nuk më largohen nga mendja”.

Swift është përgjigjur në faqen e saj në Tumbrl, duke shkruar me plotë emocione: “Faleminderit, tani jam e vdekur. Si mund ta përballoj këtë, rri qetë Taylor, mos e turpëro veten.”

Albumi më i fundit i Taylor Swift ‘1989’ po thyen shum rekorde dhe deri tani vetëm në Amerikë ka shitur mbi 4 milionë kopje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat