I digjet makina Fjolla Morinës

Mediale Vip

I digjet makina Fjolla Morinës

Më: 27 janar 2015 Në ora: 10:10

Në rrugën “Shaban Polluzha” të kryeqytetit, sot në orët e hershme të mëngjesit është djegur një makinë e tipit BMW.
Veç dëmeve materiale, mësohet se nuk ka pasur të lënduar në këtë rast.

Sipas burimeve jozyrtare, merret vesh se makina e djegur është e këngëtares, Fjolla Morina.

Sipas dëshmitarëve, mësohet se Fjolla i ka thënë policisë se “e di kush e ma ka djegur makinën”, pasi sipas saj, ajo është kërcënuar më parë nga një person.

Në vend të ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës e cila është duke mbledhur të dhëna në lidhje me rastin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat