Martesa është shumë e rëndësishme në jetë

Mediale Vip

Martesa është shumë e rëndësishme në jetë

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 26 janar 2015 Në ora: 12:10

Din të jetë provokuese por edhe mjaft në tren me këngët e saj të cilat që nga titulli të mbeten në mendje. Është kthyer pas 2 viteve pushim, duket më seksi se më parë, megjithëse ajo nuk pranon se ka bërë ndonjë ndërhyrje. Kjo është këngëtarja Jeta Faqolli e cila në rrëfimin e saj për “Bota sot” na tregon se ku ishte në këto dy vite pushim si dhe mohon në mënyrë kategorike se dikush nuk e ka lënë të merret me muzikë. Por a urren ajo ndonjë artist/e shqiptar? Për më shumë lexoni intervistën!

“Bota sot”: Jeta ku ndodhet dhe ku po jeton më shumë, në cilin qytet mund të të gjejmë 24 orë?

- Në Tiranë dhe këtu jam 24 orë, përveç se kur lëviz me punë. Këtu kam shtëpinë dhe familjen time ku jetoj me prindërit e mi.

“Bota sot”: E vërtetë që ke ardhur para disa ditëve në Prishtinë vetëm për të prekur bardhësinë e borës?

- Jo kam ardhur në Prishtinë sepse kisha dy intervista në televizione dhe shpërndava klipin e ri. Dhe një rrugë e dy punë dola dhe e shijova bardhësinë e borës në Gërmi.

“Bota sot”: Je rikthyer pas një pauze me një këngë të re, mendon se të kishin harruar? Po ti vetë e kishe ndjerë mungesën e këtij pushimi?

- Po sigurisht që harrohesh. Çudia më e madhe tre ditë zgjat, jo më të mungosh për kaq kohë. Edhe unë vetë sigurisht që e kam ndjerë këtë mungesë, por duke menduar sa të nxjerr klipin dhe do jem aktive dhe vërtetë jam tani apo jo?

“Bota sot”: Ku ishte Jeta gjatë këtyre dy viteve? Arsyeja e fortë cila ishte që të la larg muzikës për dy vite?

- E kam thënë dhe herë të tjera që ka qenë një arsye e fortë ose shumë personale dhe s’dua ta ndaj me askënd.

“Bota Sot”: Ka ardhur në klipin e ri Jeta më e freskët, e vërtetë se dicka ke ndërhyrë në dukjen tënde?

- Faleminderit, por asgjë nuk kam bërë për ndërhyrje. Sekreti është të menduarit ndryshe, pra me pozitivisht e gjithashtu ushqimi i zgjedhur dhe aktiviteti sportiv.

“Bota Sot”: Lajmet të tipit ‘Jeta u martua’ dhe ‘Nuk e lejon më të merret me muzikë” ishin të sajuara e asgjë e vërtetë?

-Unë s’paskam dëgjuar akoma këto lajme dhe se di ku kanë dalë por do thoja nuk është asnjëra e vërtetë. Po të ishte e vërtetë s’kisha pse ta mbaja sekret se martesa është shumë e rëndësishme në jete dhe do ta publikoja këtë gjë.

“Bota sot”: Tani pas lancimit të këngës së re besoj se kanë rinisur ofertat për koncerte, ku po të ftojnë më shumë?

- Po vërtetë kanë filluar dhe po lëvizin gjërat për mirë.

“Bota Sot”: Ka Jeta një artist/e që dëshiron gjithmonë të këndojë me të nëpër mbrëmje dhe koncerte?

- Ka shumë në fakt dhe kënaqësi të punoj me secilën.

“Bota sot”: Po një artist/e që nuk do të donte kurrë ta kishte partner në një mbrëmje muzikore?

- Të urryer jo nuk urrej askënd në fakt secila ka karakterin e vet dhe nuk më pengon aspak dhe e respektoj ashtu siç është.

“Botas”: Lutja më e madhe dhe dëshira për 2015-n, dhe ndonjë projekt që po e mendon?

-Të kem shëndet se kjo është primare, nëse kemi shëndet do bëjmë vetëm gjëra të bukura. Gjithashtu do kem projekte plot për këtë vit të cilat kanë filluar mbarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat