SHBA: Mis Kolumbia, 24 vjeçarja Pualina Vega, u kurorëzua Miss Universe 2015

Mediale Vip

SHBA: Mis Kolumbia, 24 vjeçarja Pualina Vega, u kurorëzua Miss Universe 2015

Nga: Beqir SINA - New York Më: 26 janar 2015 Në ora: 11:05

MIAMI FLORIDA : Tetëdhjetëetë bukuroshe nga e gjithë bota konkuruan të dielën në mbrëmje për fituesen e kurorës 300 mijë dollar të “Miss Universe 2015” në Miami - Florida.
Miami, i cili është bërë një vend nga më të preferuarit, për shumë femra të bukura dhe vajzat turiste nga e gjithë bota, sidomos, për artistet, aktoret, këngëtaret dhe sportistet e famëshme, ku bota vështron thuajse çdo ditë dhe merret shpesh herë me fotografitë dhe bukurinë e tyre, të paktën për këto dy javë - "u zhduk" i tëri, duke e përcjell shikimin e saj vetëm nga 88 miset nga e gjithë bota, përfshirë edhe dy vjazat shqiptare nga Kosova e Shqipëria, pjesëmarrës në garën e Miss Universe 2015 .

Ka qenë Mis Kolumbia Paulina Vega, ajo që është kurorëzuar Miss Universe 2015 - duke u "rrëmbyer" garuesve nga më shumë se 88 vende të tjera në konkursin e së dielës zhvilluar në Miami - Florida - kurorën të cilën një vitë më parë e mbante Miss Venezuela .

Bukuroshja kolumbiane Paulina Vega, është një studente 22-vjeçare e degës së administrimit të biznesit nga Univeristeti Barranquilla,

"Ajo do të jetë një ëndërr e vërtetë për të përfaqësuar gruan e sotme. Një grua që jo vetëm të kujdeset për të qenë të bukur dhe të qenë joshëse, por, edhe kujdeset për të qenë një profesioniste, inteligjente, njeri që e ndërton jetën e saj duke punuar rëndë", kishte thënë një javë më herët, se të fitonte kurorën Paulina Vega duke folur për rolin e fitueses në këtë spektakël botëror.

Pas, kolumbianes Paulina Vega, u renditet amerikanja Sanchez, një 24-vjeçare, e cila ishte shpallur Mis SHBA nga Las Vegas, Nevada, dhe e treta u shpall Mis Ukraina Diana Harkusha.

Kurse, Mis Xhamajka Kaci Fennell dhe Miss Hollandë Yasmin Verheijen, ishin gjithashtu në mesin e pesë më të bukurave në finale midis 88 garuesve.

Edhe, Kosova e Shqipëria në garën e Miss Universe 2015
Zhaneta Byberi nga Tirana dhe Artnesa Krasniqi nga Gjakova janë dy shqiptaret të cilat konkuruan me bukuroshet e botës në garën e sivjetshme, të 63-të të Miss Universe 2015.
Gara për fituesn e kurorës që nisi dy javë më parë me sifilatat përkatëse, u mbyll me natën finale ditën e diel me datë 25 janar.
Zhaneta Byberi nga Tirana dhe Artnesa Krasniqi nga Gjakova njëra 19 vjeçare ndërsa tjetra 22 vjeçare, të dyjat janë më të bukurat për vitin e kaluar në Miss Kosova dhe Miss Shqipëria .
Simbas shtypit shqiptar Zhaneta Byberi është me origjinë nga Tropoja dhe aktualisht është modele për "Grace Models", ndërsa Artnesa Krasniqi - thuhet se ka lindur në Zvicër, e në moshën 15 vjeçare ajo fitoi vendin e parë në "Ford Supermodels of Kosova".
Vajzat shqiptare që garuan në këtë garë bukurie krahas 88 vajzave të tjera nga e mbarë bota, nuk shkëlqyen, mbrëmë në Maimi - Florida mbasi nuk munden të futen as në 15 më të bukurat, duke u skualifikuar.
Kosova në këtë garë është paraqitur plot shtatë herë, ndërsa ka arritur sukses të jashtëzakonshëm me përfaqësusen e saj Marigona Dragusha në vitin 2009-të, e cila ka qenë zgjedhë përcjellësja e dytë e Miss Universit, ndërsa bukuroshet si Zana Krasniqi, Diana Avdiu dhe Afërdita Dreshaj - po ashtu kanë mund për të hyrë deri në finale me 15 femrat më të bukura.
Në “Miss Universe 2015”, dy nga 88 bukuroshet shqiptare: bukuroshja nga Kosova, Artnesa Krasniqi, dhe ajo nga Shqipëria, Xhaneta Byberi kanë publikuar edhe një foto në rrjetin social Facebook, ku ato kanë bashkuar duart në formën e shqiponjës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat