Ja pse Leonardo Di Caprio ka mbajtur mjekër

Mediale Vip

Ja pse Leonardo Di Caprio ka mbajtur mjekër

Më: 25 janar 2015 Në ora: 22:19

Kohët e fundit i ka habitur të gjithë me mjekrën e tij të madhe, por më në fund të shtunën u bë e qartë pse Leonardo DiCaprio kishte gjithë këtë kohë që nuk rruhej.

Duket se mjekra e madhe aktorit të famshëm 40-vjeçar i duhej për xhirimet e filmit të tij të ri me titull ‘The Revenant’, fotot e para të të cilit janë publikuar nga ‘20th Century Fox’.

Filmi me regji të Alejandro González Iñárritu tregon historinë e një burri i cili braktiset nga shokët e tij kur e sulmon një ari dhe pasi mbijeton, nis të hakmerret ndaj atyre që nuk e ndihmuan.

Në këtë film interpretojnë edhe aktorët Tom Hardy, Will Poulter, Domhnall Gleeson dhe Paul Anderson. Filmi do të shfaqet për herë të parë në janar të vitit 2016.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat