Morena me projekt të ri muzikor

Mediale Vip

Morena me projekt të ri muzikor

Më: 24 janar 2015 Në ora: 14:59

Morena Taraku duket se nuk e ka në plan të largohet nga muzika. Bukuroshja shqiptare tani është në realizim të një projekti të ri.

Pas këngës “Off”, të cilën e solli me videoklip, Morena ka bërë të ditur se është duke punuar fort për projektin e radhës.

Kënga është bashkëpunim me Big Bang dhe teksti është shkruar nga Gjiko. Ky projekt i takon zhanrit Reggae, ndërsa videoklipi është realizuar nga produksioni Max Production.

Ndryshe, këngëtarja Morena Taraku debutimin e saj në skenën muzikore e bëri me këngën “My love”, të cilën e solli në bashkëpunim me Bleron.

U përfol shumë për këtë bashkëpunim e më pas u përfol se miqësia e tyre u prish. Megjithatë, duket se diçka është duke u zier përsëri në këtë mes, pasi që ata së fundmi janë parë bashkë.

Mbetet të shihet nëse raportet e tyre janë rregulluar dhe nëse dyshja planifikon të sjellë ndonjë projekt të përbashkët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat