Ermal Mamaqi zgjidhet ndër 10 personazhet e vitit 2014, ja lista e plot

Mediale Vip

Ermal Mamaqi zgjidhet ndër 10 personazhet e vitit 2014, ja lista e plot

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 12:43

Aktori i humorit, Ermal Mamaqi i cili kujdeset që çdo javë të sjellë humor përmes emisionit të tij '6 ditë pa Ermalin', është zgjedhur ndër 10 personazhit e vitit 2014 sipas një ankete.

Lajmin e ka bërë të ditur vet aktori përmes kësaj fotoje që ka postuar në Instagram me një mbishkrim.

“'U ndjeva shume i nderuar kur ne lajmet e Top Channel mesova se emri im ishte nder 10 personazhet e perzgjedhur nga publiku per tu shpallur Personazhi 2014. Per mua nuk ka rendesi nese fitoj ose jo. Sodisfaksioni me i madh i nje artisti eshte mirnjohja e publikut. Ky eshte shperblimi me i madh qe mund te marr per punen time. Dhe kete nuk e kuptoj vetem ne fund te vitit por cdo dite,cdo nate.

Sinqerisht ju falenderoj! Cdo njerin nga 1.647.671 qe vleresoni artin tim.

Perqaputhje....Tani do iki te laj rrobat me dore se nuk du te me shohin keta te shpise qe po qaj nga mallengjimi :)”, (sic) ka shkruar Ermali në Instagram.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat