Profesioni i dytë i V.I.P-ave

Mediale Vip

Profesioni i dytë i V.I.P-ave

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 00:44

Famën e fituar në sajë të profesionit të tyre si këngëtarë, aktorë apo sportistë shumë njerëz publikë e kanë shfrytëzuar për të bërë një biznes, që jo rrallë herë ka rezultuar i suksesshëm.

Veç milionave të fituar nga karriera e tyre ata kanë arritur të fitojnë akoma më shumë me bizneset e tyre.

Reperi Puff Daddy ka fituar më shumë se 1 miliardë dollarë nga vodka e tij “Ciroc” dhe 50 Cent gjithashtu ka bërë një thesar metë njëjtën gjë, por jo sa suksesi i Daddy-t.

Dr.Dre ka fituar 3 miliardë dollarë nga shitja e kompanisë së tij të prodhimit të kufjeve “Beat”.

Ish-piloti i Formula 1, Jarno Trulli është bërë gjithashtu milioner në saj të kantinës së tij të prodhimit të verërave.

Beyonce, Kim Kardashian, Jennifer lopez dhe shumë këngëtare kanë linjat e tyre të parfumeve me të cilat bëjnë miliona.

Ndërkohë edhe Robbie Williams ka deklaruar se ka ndërmend të lërë karrierën si këngëtar dhe të bëhet mekanik, megjithëse ky profesion ndoshta nuk do t’i sigurojë shumë të ardhura.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat