Lumë kritikash ndaj futbollistit Oscar, vuri dorën mbi të pasmet e motrës

Mediale Vip

Lumë kritikash ndaj futbollistit Oscar, vuri dorën mbi të pasmet e motrës

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 11:32

Futbollisti brazilian, Oscar, ka nxitur kritikat e ndjekësve të tij në rrjetet sociale, pas publikimit të një fotografie, në të cilën shfaqet me gruan dhe motrën e tij.

Vajzat i dhurojnë nga një puthje në faqe lojtarit të Chelseat dhe deri këtu është gjithçka në rregull. Por nëse shkohet më poshtë, duket se duart e Oskar-it janë vendosur mbi të pasmet e të dyja femrave në fotografi.

Ky veprim i paqëllimtë i mesfushorit 23-vjeçar nuk është pritur mirë nga fansat, të cilët e kanë konsideruar të papranueshme vendosjen e dorës në të pasmet e motrës.

Mesfushori i Chelseat është i njohur si njeri familjar, ndërsa fotografia është realizuar në shtëpinë e tij në Londër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat