Për Endri Priftin jeta rinis 40 vjeç, bashkohet me ish-gruan pas tri vitesh divorc

Mediale Vip

Për Endri Priftin jeta rinis 40 vjeç, bashkohet me ish-gruan pas tri vitesh divorc

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 11:26

Ai gjithmonë i ka kënduar asaj, jo vetëm kur ishin bashkë, por edhe kur u divorcuan tri vite më parë, duke i kënduar baladat më të ndjera të repertorit, si: “Të kam dashur tepër”, “Ti s’e meriton” apo “Do vazhdoj të flas”. Kësaj here Endri Prifti dhe vëllai i tij Stefi, në festivalin “Kënga Magjike” ishin favoritë për të fituar me këngën “Mamën ti mos e gënje”, duke u votuar mjaft mirë nga kolegët. Por ajo që ka më shumë rëndësi momentalisht në jetën e Endrit, është familja e tij, të cilën duket se e ka rikthyer sërish si tri vite me parë kur ai u divorcua në Gjykatën e Korçës nga bashkëshortja e tij, Anjeza. Këto tri vite të ndarë u kanë shërbyer të dyve për të reflektuar e kuptuar se e duan vërtet njëri-tjetrin dhe se nuk mund të jetojnë dot të ndarë. Kështu që duke tejkaluar çdo zënkë apo keqkuptim në çift, ata kanë vendosur t’i lënë mënjanë dhe t’i rikthehen martesës në Tiranë. Paparaci i "Panoramës" i ka fotografuar bashkë në momentin e mbylljes së natës finale të “Kënga Magjike”, ndërsa me ta ishte dhe djali i tyre, Vasileon. Më pas, ata kanë vazhduar argëtimin në club-in “Crazy Calvin”, ku Endri këndon çdo fundjavë. Kjo është hera e parë që çifti del hapur publikisht apo fotografohen bashkë, që nga koha kur ata ishin të martuar. Për ribashkimin e tyre organizuan dhe një darkë më 21 nëntor, ku bashkë me 40-vjetorin e lindjes së Endrit miqtë i uruan të dy edhe për martesë të lumtur dhe që të jenë bashkë tani e tutje. Në fakt, kantautori i suksesshëm kishte kohë që po përgatitej të rikthehej tek ish-gruaja. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Plus” pak muaj më parë, ai pohoi se ishte penduar që kishte prishur familjen dhe se do të përpiqej deri në frymën e fundit të rikthehej me të. Dhe ja ku është me Anjezën, e cila me sharmin e saj e shoqëron tashmë në eventet artistike dhe e mbështet. Ky është rast i rrallë që një artist t’i rikthehet martesës së tij, pas divorcit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat