Dhurata nuk dëshiron të besojë që Blero e quajti “psikopate”

Mediale Vip

Dhurata nuk dëshiron të besojë që Blero e quajti “psikopate”

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 10:23

Ditë më parë këngëtari i suksesshëm Blero ka folur rreth ndodhive të fundit në lidhje me raportet e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ai në një deklaratë dhënë medieve e ka quajtur këngëtaren Dhurata Ahmetaj “psikopate”, duke theksuar se personat me të cilët ai ka bashkëpunuar dhe u ka ndihmuar të ngjiten në skenë janë jo falënderues.

Mirëpo edhe përkundër këtyre deklaratave, këngëtarja Dhurata Ahmetaj ka thënë për media se nuk beson që këto fjalë ti ketë thënë Blero.

“Unë nuk besoj që ato fjalë kanë dalë nga goja e Bleros sepse nuk e njoh si të tillë por nëse është e vërtetë atëherë më vjen keq për këtë ndryshim të tij”, ka thënë për media, Dhurata Ahmetaj.

Dhurata një muaj më parë është larguar nga kompania e “Blero Ent”, duke theksuar se ka shumë respekt për Bleron duke e falënderuar për përkushtimin dhe ndihmën e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat