Conchita prezantuese e Eurovisionit

Mediale Vip

Conchita prezantuese e Eurovisionit

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 01:00

Conchita Wurst do të rikthehet në Eurovision si prezantuese e garës për këngën më të mirë evropiane që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Këngëtarja, e cila sivjet fitoi çmimin evropian me këngën “Rise Like a Phoenix”, do të jetë udhëheqëse nga e ashtuquajtura “Green Room” ku qëndrojnë këngëtarët prapa skenës.

Yjet austriake si Mirjam Weichselbraun, Alice Tumler dhe Arabella Kiesbauer gjithashtu kanë konfirmuar pjesëmarrëse si drejtuese kryesore të ceremonisë që do të mbahet në Wien më 23 maj.

“ Conchita fitoi garën me personalitetin, zërin dhe këngën e saj. Ajo bëri hapin e parë dhe hapin më të fuqishëm austriak për vetëvendosje dhe respekt në Evropë e botë”, ka thënë Kathrin Zechner, nga televizioni ORF.

Muajin e kaluar, Wurst publikoi këngën “Heroes”, projekti i saj i parë pas pjesëmarrjes në Eurovision.

Ish-komentuesi i Eurovisionit, Sir Terry Wogan së fundmi ka thënë se WUrst e bëri të frikshëme ceremoninë e famshme evropiane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat