Brad Pitt nuk do të vendos drejtësi

Mediale Vip

Brad Pitt nuk do të vendos drejtësi

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 21:18

Dëshira e Brad Pitt për të dhënë drejtësi si pjesë e një jurie të gjërë gjykuese në Gjykatën e Krimeve në Los Anxheles është shuar.
Aktori, që mbush 51 vjeç këtë të enjte, është refuzuar nga gjykatësit për t’iu bashkuar trupës së jurisë që gjykon krime të rënda, përfshirë këtu edhe vrasje. Ata argumentuan vendimin e tyre se prania e aktorit do të sillte vëmendje të panevojshme që rrezikonin të shpërqendronin jo vetëm punën e jurisë dhe gjykatësve, por të gjithë institucionit.
Pitt ishte mes qindra personave që u morën në intervistë për vendin e lirë si pjesë e jurisë së qytetarëve. Megjithatë, refuzimi duket se ka kënaqur të dyja palët. Një burim pranë aktorit tha për mediat amerikane se 51-vjeçari do ta kishte të vështirë të ushtronte detyrën e tij si pjesë e jurisë për shkak të angazhimeve në karrierën e tij si aktor.
Nëse do të pranohej, kjo nuk do të ishte hera e parë. Në 2003-in, aktori ka qenë pjesë e një jurie të tillë për pak muaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat