Rita Ora dhe Ricky Hil janë ndarë

Mediale Vip

Rita Ora dhe Ricky Hil janë ndarë

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 21:06

Rita Ora i ka dhënë fund edhe lidhjes me rokerin Ricky Hilpasi është koncentruar totalisht në karrierën e saj shumë aktive.
Rita dhe Ricky kanë qenë bashkë për gjashtë muaj, duke u lidhur disa javë pasi Rita u nda me Dj Calvin Harris dhe që nga ajo kohë janë parë shumë shpesh bashkë.

Por, siç duket, kjo nuk ka mundur t’u ecte më, pasi një burim ka treguar se me aktivitetet e shumta që ka Rita, ajo nuk mund të krijojë një lidhje stabile pasi është koncentruar komplet në karrierën e saj dhe është vazhdimisht në udhëtim nga një vend në tjetrin.

“Rita është gjithandej. Ajo po xhiron për edicionin e ri të ‘The Voice” në BBC1, ka reklamat për make-up, veshje dhe parfume, xhirimet për një film të ri në Hollywood dhe performancat e shumta nëpër Amerikë. Kështu që ajo nuk ka aspak kohë që t’i përkushtohet shumë një lidhjeje dhe kjo ka bërë që ata të ndahen”, ka shpjeguar burimi.

Rita ka përmbyllur edhe turneun e “Jingle Bell” dhe në performancën e fundit ka veshur një fustan të kuq në të cilin, si gjithnjë, ka shkëlqyer.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat