“Shikoja vetëm makthe”

Mediale Vip

“Shikoja vetëm makthe”

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 14:48

Peter Jackson është regjisori i ndoshta dy trilogjive më të mëdha në historinë e kinematografisë, por 53-vjeçari ka deklaruar se realizimi i filmave ‘The Lord Of The Rings’ dhe ‘The Hobbit’ e ka bërë që të shohë vetëm makthe.

“Që në ditën e parë të xhirimeve kam parë këtë makth: sa herë bëhesha gati për gjumë vinin pjesëtarë të stafit te shtrati im dhe më pyesnin se çfarë duhet të bënin, ndërkohë që unë nuk dija se kë film po bëja”, tha Jackson për news.com.au.

Ai theksoi se makthe nuk shihte vetëm pas ditës së fundit të xhirimeve të njërit prej gjashtë filmave.

“Ishte e vështirë pasi gjithë dita më kalonte në sheshxhirim dhe pastaj më dukej sikur edhe nata më kalonte aty”, shtoi Peter Jackson.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat