Këto janë pjesët më të shtrenjta të trupit

Mediale Vip

Këto janë pjesët më të shtrenjta të trupit

Më: 29 nëntor 2014 Në ora: 09:26

​Figurat e famshme i kanë siguruar për para të majme disa nga pjesët e trupit të tyre për të cilat janë edhe të njohura.

Kështu, Jennifer Lopez ka siguruar vithet e saj të famshme, Rihanna këmbët, ndërsa disa të tjerë kanë siguruar edhe gjuhët dhe atë për disa miliona dollarë. Nëntë vite më parë, këngëtarja Rihanna ishte fytyrë mbrojtëse e fushatës për kujdes ndaj gruas, ku ka reklamuar pajisjet e rrojës. Në atë kohë, këmbët e saj ishin në plan të parë, ndërsa vlera e tyre kishte shkuar në një milion dollarë.

Në atë kohë kishte filluar edhe fushata për këmbët më të bukura të Amerikës. Miley Cyrus dhe Gene Simmons ua bëjnë me gjuhët të cilat vlejnë në një milionë dollarë. Këngëtarja kontroverse Miley Cyrus gati në të gjitha koncertet dhe paraqitjet e saj,e tregon gjuhën e saj të zgjatur. Gjithsesi, rrallë kush që shikon ndonjë kombinim të veshjes së saj kur paraqitet në këto ngjarje, por të gjithë e mbajnë mend gjuhën e saj të gjatë e cila vlerësohet në një milionë dollarë. Por edhe këngëtari i grupit “Kiss”, Gene Simmons njihet në mbarë botën për gjuhën e tij të gjatë, ndërsa gjatë koncerteve nxjerr nga goja zjarr.

Sikurse Miley, edhe ai gjuhën e tij e ka siguruar për 1 milionë dollarë. Në anën tjetër, Kylie Minogue e dridh prapanicën e vlefshme 5 milionë dollarë. Kylie është kujdesur që sikurse Jennifer Lopez, të sigurojë pjesët më të vlefshme të trupit të saj, prandaj vithet e saj janë siguruar për shumën në fjalë, prandaj mund të shtrohet pyetja se sa mund të fitoj Nicki Minaj nëse vendos për këtë hap. Ish modelja dhe lepurusha e revistës “Playboy”, Holly Madison, gjithsesi se ka gjinj për lakmi. Biondina atraktive ka përfituar mjaft mirë nga pamja e saj, prandaj gjinjtë i ka siguruar për 1 milion dollarë. Modelja e famshme gjermane Claudia Schiffer, e ka pushtuar botën me bukurinë e saj. Në më shumë se 1000 ballina të medieve, kjo bukuroshe me fytyrë atraktive, ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve. Për këtë arsye, Claudia fytyrën e saj e ka siguruar për 1 milionë dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat