Shqiptarja nga Përmeti fiton ''Miss Massachusetts USA''

Mediale Vip

Shqiptarja nga Përmeti fiton ''Miss Massachusetts USA''

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 17:29

Bukuroshja nga Përmeti Polikseni Manxhari ka fituar konkursin “Miss Massachusetts USA” dhe do të konkurrojë vitin e ardhshëm në Miss USA 2015!

Konkursi për shtetin Massachusetts u zhvillua në Lowell University në Tewksbury.

Polikseni Manxhari është diplomuar në Shkollën e Mesme rajonale në Wachusett dhe tani studion për psikologji në Northeastern University.
Ajo ka punuar për “Samaritans, Inc” dhe ndërsa ndjek shkollën punon paralelisht në departamentin e burimeve njerëzore si koordinatore rekrutimi për New England Team, Inc.

Bashkë me kurorën, Polikseni ka marrë edhe çmime të tjera, një nga të cilat është një bursë prej 45,600 dollarësh, nëse pranon të shkojë në Lindeneood University në St. Charles, Missouri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat