Daily Mail: Prindërit e Bleonës të turpëruar, nuk dalin nga shtëpia

Mediale Vip

Daily Mail: Prindërit e Bleonës të turpëruar, nuk dalin nga shtëpia

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 19:28

Duket se jo vetëm fansat dhe mediet e kanë kritikuar Bleonën për veshjen e saj. 35-vjeçarja Qerreti shfrytëzoi dje komentet, të cilët e quajtën atë si katastrofa më e madhe e modës në AMA 2014, për të promovuar këngën “F*** you i’m famous”.

Këngëtarja shqiptare pajtohet se i meriton kritikat, pas paraqitjes së saj mbi tapetin e kuq vetëm me një fustan rrjete.
Në fakt ajo është e kënaqur nga komentet për zhveshjen e saj, por pranoi se prindërit ndihen të turpëruar.

“Daily Mail” shkruan se këngëtarja me origjinë shqiptare tregoi se, ishte bukur që vëmendja të përqendrohej tek ajo, por për prindërit e saj nuk ishte kështu.

“Ata nuk dalin nga shtëpia, në fakt nuk duan të dalin fare sot. Unë u tregova se kjo ishte diçka e mirë. Ndërsa ato më thanë “Çfarë po thua? Ti ishe lakuriq dje". I sigurova që duhet të më besonin për këtë gjë”, pohoi Bleona Qerreti për “Us Weekly”.

35-vjeçarja shqiptare duket se nuk e ka problem të bjerë në sy për keq, ndërsa u mburr për fustanin e saj. “"Është një fustan haute-couture nga Shahla Dorriz. Është më i rëndësishëm se jeta. U deshën 5 orë që ta vishja atë fustan”, tha Bleona.

35-vjeçarja Qerreti pranoi se fustani nuk ishte i rehatshëm, gjatë kohës që qëndronte ulur në American Music Awards. Por u shpreh e lumtur për zgjedhjen e saj duke thënë se, “në fund të ditës ishte shumë i bukur”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat