I frikshmi Hugh Jackman

Mediale Vip

I frikshmi Hugh Jackman

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 18:59

Njihet si një nga njerëzit më të mirë në Hollivud, por roli më i fundit i interpretuar nga Hugh Jackman e ka bërë aktorin e famshëm të duket shumë i frikshëm.

Australiani ka mbajtur një mjekër të gjatë të zezë për xhirimet e filmit ‘Pan’, ku ai interpreton Mjekërziun, një pirat djallëzor.

46-vjeçari duket shumë i frikshëm në foton e postuar të martën në Instagram, ku me kokë të rruar dhe me një shpatë në dorë ai i qesh aparatit.

Filmi ‘Pan’ do të shfaqet për herë të parë në 17 korrik 2015 dhe menjëherë pasi përfundoi xhirimet e tij, Hugh Jackman postoi një video në Instagram ku shihet duke rruar mjekrën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat