Ermelinda Lajçaj, ''Pse i këndoj vendlindjes''

Mediale Vip

Ermelinda Lajçaj, ''Pse i këndoj vendlindjes''

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 11:53

Është një këngëtare modeste, mbi të gjitha e don familjen, këngën dhe populline vendlindjen e saj. Zemërgjerësia, drejtësia, përkrahja dhe dashuria e njerëzve e kanë shtyrë atë të meret me muzikë. E lindur në Malësi të madhe ku kalon një pjesë të madhe të fëmijërisë. Si shumë familje shqiptare nga Malësia, edhe atë nuk e mëshiron vala e mërgimit, ku jeton një kohë të gjatë në Gjermani. Malli dhe dashuria për vendlindjen dhe vlerat e saj cdo ditë e më tepër rënjosen në këngët që i përcjell tek publiku. ''Vetëm mërgimtarët mund të kuptojnë këto prigje dhe shtigje të kësaj sfide'', thekson Ermelinda. ''Mbi gjitha këto, babai im gjente rastin dhe kohën që të na afrojë sa më shumë me vendlindjen dhe traditat tona, të na clodh edhe me vetveten nga puna që bënim, për mua ai ishte shembull i jetës sepse i binte shumë bukur qiftelisë. Në Gjermani fillimisht pas shkollës fillore jam aktivizuar në tenis, e bëja me shumë pasion dhe dëshirë. Ishin të pakta garat që nuk i fitoja dhe që në moshën 14 vjecare kam luajtur në "Challenger tournament". Në atë kohë u kualifikova për garat profesionale në Francë. Ishte një ngarkesë e madhe për mua dhe prindërit e mi që nuk mund të përballonin, me cka edhe ndërpreva ushtrimet. Megjithatë ishte një përvojë tepër e cmuar për mua në këtë sport. Më pas jam kycur në muzikë, fillimisht me një baladë të titulluar ''Si për herë'' kushtuar mërgimit, qëllimi i kësaj kënge ishte që të rikujtoj të gjithë ata që kishin haruar vendlindjen''. Këngëtarja nga Malësia së fundi ka realizuar edhe projektin e ri të titulluar ''Mere malësore''. BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat