Rolet që ua shkatërruan karrierën

Mediale Vip

Rolet që ua shkatërruan karrierën

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 18:22

Aktorët para se të vendosin për ndonjë rol, marrin skenarin, sipas të cilit ata konstatojnë nëse është rasti i mirë për ta. Ata duhet ta bëjnë këtë me kujdes të madh, siç ka bërë Tom Hanks kur e ka pranuar rolin në filmin “Forest Gump”.

Mirëpo, disa nga kolegët e tij, me zgjedhjen e roleve e kanë shkatërruar karrierën e tyre. Chris O’Donnell në vitet e 90-ta kishte përpara një karrierë të ndritshme në Hollivud. Ai kishte aktruar në filmat si “School Ties” dhe “Circle of Friends”.

Për fat të keq, mjaftonte një rol filmik, që karriera e tij të merrte teposhtën. Ai dështimin e ka përjetuar në filmin “Batman and Robin”. Pas këtij filmi, ai kishte disa role të vogla dhe karriera e tij ishte e dështuar.

Hayden Christensen dukej tejet i lumtur që kishte fituar një rol në filmin “Star Wars”, por karakteri i tij Chad kishte marrë vlerësime shumë negative, duke i siguruar atij edhe çmimin “Golden Rasberry”, që jepet për rolin më të keq dytësor.

Dhe dështimet për të kishin pasuar njëri pas tjetrit. Geena Davis kishte shkëlqyer në shumë filma hit, por roli i saj në filmin “Ishulli i xhelatëve”, ishte dështim i plotë, pasi ky film ishte shpallur si më i keqi në historinë e kinematografisë.

Pas këtij roli, karriera e saj më nuk ishte e njëjtë. Edhe Mike Mayer konsiderohej si njëri nga aktorët komik më të famshëm, kjo falë filmave “Waynes World”, “Austin Powers“ dhe “Shrek”.

Por, në fund kishte bërë zgjedhje të keqe duke pranuar rol në filmin “Love Guru”, i cili karrierën e tij e ka rrënua tërësisht. Kur Elizabeth Berkley kishte dashur të ndryshojë imazhin e saj si një vajzë e sjellshme, ajo kishte pranuar rolin në filmin “Showgirls”, ku ishte si striptize, por ky film kishte dështuar tërësisht, sikurse edhe karriera e saj.

Paraqitja në filmin “Scream”, e kishte shndërruar në një yll të madh, por Neve Campbell kishte gabuar rëndë kur ka pranuar të luajë në filmin “Wilde Things”, pasi ajo kishte marrë komente shumë negative, sidomos për skenat e seksit me kolegen e saj Denise Richards.

Ky ishte stagnim për karrierën e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat