Miley Cyrus feston ditëlindjen më të dashurin e ri (Foto)

Mediale Vip

Miley Cyrus feston ditëlindjen më të dashurin e ri (Foto)

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 17:13

Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Miley Cyrus, feston sot ditëlindjen e saj të 22-të. Por kjo ditëlindje atë nuk e ka gjetur të vetmuar, pasi që ajo ka pak ditë që ka filluar një lidhje dashuri me djalin e Arnold Schëarzenegger, Patrick Schëarzenegger.

Kjo lidhje e tyre, sipas mediave botërore nuk është ndoshta shumë e befasishme. Kjo për shkak se në vitin 2011, përderisa Cyrus ishte në lidhje dashurie me ish të dashurin, Liam Gemsëorth, dyshohej se Miley dhe Patrick, kanë pasur një aferë dashurie.

Por kjo nuk dihet nëse ishte e vërtet apo jo, pasi që këto spekulime nuk kanë ndikuar në lidhjen e saj me, Liam, të cilët në vitin 2012 e bënë të ditur edhe fejesën e tyre.

Por vetëm një vit më pas ata i dhanë fund lidhjes së tyre.

Pas ndarjes me Liam, adhuruesit e saj e kanë parë një Miley krejt tjetër, thënë më mirë të “shfrenuar”, por njëkohësisht edhe më të etur për sukses.

Kështu, në gusht të vitit 2013, ajo realizoi këngën, “Wrecking Ball”, ku në këtë videoklip, ajo u shfaq krejtësisht e zhveshur, duke u bërë kështu edhe më e përfolura e mediave rosë. Por njëkohësisht, ky videoklip i solli edhe shumë çmime të mëdha, duke përfshirë këtu edhe çmimin si videoklipi më i mirë në botë, në festivalin e famshëm botëror, “World Music Awards 2014”.

Këtë këngë, besohet se Miley, ia ka kushtuar ish të fejuarit të saj, Liam, pasi që kjo këngë flet për shkatërrimin e një lidhje, dhe është realizuar menjëherë pas ndarjes së tyre.

It's my buuuurffffdayyyy

Una foto publicada por Miley Cyrus (@mileycyrus) el


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat