Gjelbrona, modelja e re, zbulon linjat seksi

Mediale Vip

Gjelbrona, modelja e re, zbulon linjat seksi

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 11:08

Ajo është e re në moshë, por me linja shumë seksi. Gjelbrona Gashi shpesh ka qenë pjesëmarrëse në konkurse bukurie, modele e preferuar në sfilata e kopertina të revistave. Për punën e saj si modele thekson: ‘’Modelimi për mua ka qenë vetëm ëndërr. Me mbështetjen e madhe nga familja ime, gjithashtu edhe nga shoqëria, arrita t’i tregoj vlerat e mia. Gjithnjë jam një vajzë modeste. Të gjitha këshillat e njerëzve profesionistë të kësaj fushe më kanë dhënë kurajë dhe më kanë bërë që të arrij suksese të shumta. Jam e vetëdijshme për këtë që kam arritur deri më tani dhe vazhdoj ende për gjërat e tjera që dua të arrij. Ajo që kam bërë deri më tani, është vetëm hapi i parë i karrierës sime. S’më mbetet tjetër, veçse të punoj vazhdimisht për të arritur majat e larta të këtij profesioni! Duke u bazuar në tipin e vullnetshëm që kam, mendoj se kam pasur një sukses me të cilin nuk duhet të kënaqem së tepërmi dhe të lë mënjanë punën që bëj. Deri kur të përfundojë karriera ime si modele, asnjëherë nuk do t’ia lejoj vetes kënaqësitë e tepruara. Gjithmonë do të mundohem të jem një vajzë shumë e thjeshtë, ashtu si në fillimin e karrierës sime’’. Kështu e prezanton veten dhe punën e saj modelja, e cila gjithmonë ka thyer tabu dhe ka pasur guxim të nxjerrë në pah fizikun e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat