Anjeza Branka: “Rikthim te babai i fëmijës? Kurrë mos thuaj kurrë!”

Mediale Vip

Anjeza Branka: “Rikthim te babai i fëmijës? Kurrë mos thuaj kurrë!”

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 10:25

Rikthehet me një klip të ri, ku atmosfera e ndezur dhe ngjyrat të kujtojnë festat e bujshme braziliane. Anjeza Branka tregon se ka punuar shumë për të ardhur e kuruar deri në perfeksion për këtë dalje të re para publikut. Pas setit të fotove artistike nga Juxhin Kurti, ajo demonstron linjat e saj në klipin e ri “Nizma”.
Rikthehesh në muzikë me një klip të ri të titulluar “Nizma”. Pse kjo shhkëputje dhe me çfarë je angazhuar këto kohë?
Jam shkëputur për pak kohë, pasi kam dashur të sjell një projekt ndryshe, dhe për këtë kam punuar shumë gjatë. Po ashtu kam qenë e angazhuar me familjen, djalin tim dhe këngë të tjera që do të vijnë pas “Nizma”.
“Nizma”, fjalë që kërkon deshifrim. Pse ky titull i shkruar mbrapsht?
“Nizma” është titulli i tekstit të Endrit Mumajesit. Mund të lexohet mbrapsht, pra “Ma ndiz”. Na tingëlloi fjalë e veçantë kur shqiptohet dhe ndaj vendosëm ta titullonim kështu.
Shumë ngjyra, ritëm dhe linja që i zbulon pa frikë. Kush është marrë me ty për t’u shfaqur gati në përfeksion?
Për gjithçka që shihni, unë kam punuar me profesionistë, si për idenë e skenat e xhiruara, ashtu edhe për kurimin e imazhit tim.
A jep një mesazh dashurie për femrat dhe meshkujt me këtë këngë, dhe cili është ai?
Nuk jap ndonjë mesazh të veçantë, edhe pse është këngë që u dedikohet të dashuruarve. Qëllimi im ishte të realizoja një këngë për t’u ndier mirë dhe për t‘u kënaqur dhe ia kam arritur. Të njëjtat fjalë do thoja edhe për meshkujt, pasi në tekst të dy personat e fabulës kanë rëndësinë e duhur.
Tani që je “single”, cilat janë prioritetet e tua?
Familja, djali dhe vetja (qesh).
Në rrjetet sociale shohim një riafrim tëndin me babain e djalit. Kush është ai për ty tashmë?
Është mik i mirë dhe ngelet babai i djalit tim.
Beson te rikthimi në dashuri apo te dashuria e përjetshme?
Kurrë mos thuaj kurrë!
Çfarë impakti ka pasur “Nizma” deri tani dhe cilat kanë qenë komentet që ke marrë?
Ky është rikthimi im dhe jam shumë e lumtur për impaktin që ka pasur “Nizma” te publiku. Natyrisht që e kanë pëlqyer shumë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat