Rike takon yjet e futbollit

Mediale Vip

Rike takon yjet e futbollit

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 10:20

Një nga femrat më simpatike të edicioneve të “Big Brother”, Rike Roçi, ka udhëtuar të martën drejt Genovas (Itali) për të mbështetur djemtë e Kombëtares, në ndeshjen miqësore të futbollit kundër Italisë. Edhe pse Shqipëria humbi, Rike dhe miqtë e saj futbollistë kanë kaluar momente të bukura pas ndeshjes. Pas ndarjes nga i dashuri italian, Rike ende nuk ka folur në media për ndonjë lidhje të re, ndërkohë që po vazhdon të jetojë në Itali. Pas ndeshjes në Genova ajo është takuar me fituesin e “Big Brother 6”, Anaid Kalotin, me të cilën ruan një miqësi të mirë, që nga pjesëmarrja në “reality show”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat