Shkëndije Mujaj: “Ju tregoj si u bëra e pasur, më adoptoi nga kampi një familje e kamur zvicerane”

Mediale Vip

Shkëndije Mujaj: “Ju tregoj si u bëra e pasur, më adoptoi nga kampi një familje e kamur zvicerane”

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 09:34

Ndonëse e paragjykuar nga shumë njerëz, ajo ka pasur edhe një arsye. Provokimet e shumta të bëra deri më tani i ka të gjitha me paramendim. Është e para që nisi këtë lloj trendi me foto të nxehta, që po ndiqet nga të tjera. Këngët e saj kanë qenë nëpër “topcharts” të ndryshme në rrjetet online të muzikës, gjë që tregon se është e vlerësuar edhe nga vokali e jo vetëm nga pamja. Shkëndije Mujaj vjen me një intervistë mbi veten dhe punën e saj, me çfarë do të shfaqet së shpejti, si dhe në ç’mënyrë e ka arritur jetën e luksit në Zvicër!
Ke paralajmëruar një projekt të ri muzikor, mund të na tregosh për çfarë bëhet fjalë, bashkëpunëtorët dhe cilat janë pritshmëritë e tua për këtë?
Ky projekt është thjesht një intro, duke u bazuar në thashethemet që janë përhapur për mua këto 4 vitet e fundit. Kam përzgjedhur këtë rrugë që përmes kësaj kënge të shpreh revoltën ndaj atyre që vazhdojnë të shpifin gjëra të pavërteta ndaj meje. Kjo ishte ide imja personale, të cilën e kam realizuar në dy variante, njërin te Virusi dhe tjetri version te Blero. Meqenëse gjatë verës Blero kërkoi të më takojë në lidhje me ndonjë projekt, unë i prezantova këtë variant dhe më treguan një demo e cila më pëlqeu. Kam vendosur ta realizoj me video dhe kjo është hera e parë që bashkëpunoj me Entermedian nga Prishtina.
Jeton në Zvicër; nga fotot që kemi parë, duket sikur bën një jetë shumë luksoze, nga i fiton gjithë këto të ardhura Shkëndija?
Mendoj që bëj një jetë mesatare duke e kombinuar me luks. Këtë pasuri e kam trashëguar nga prindërit adoptivë, duke e kombinuar me aftësitë e mia në menaxhimin e të ardhurave. Meqë vij nga Kosova dhe shpesh e vizitoj vendlindjen, duke parë kushtet e vështira ekonomike të popullit tim, nuk kam qenë kurrë e shfrenuar, me gjithë mundësitë që kisha të bëja një jetë të tillë. Unë kam ardhur pa prindërit në Zvicër kur isha vetëm 13 vjeçe, qëndroja në një kamp strehimor, ku ishin të gjithë fëmijët pa prindër. Gjatë një reportazhi që u bë nga një media, Sfr Tv, më kishte parë një familje që erdhi më mori e më adoptoi. Pra, kam pasur fatin të jetoj si fëmijë i tyre në hotelin që kishin, deri në moshën 18 vjeçe ose, më mirë të themi, kur erdhi babai im dhe më mori. Nga kjo familje kam trashëguar çdo gjë që kam sot.
Në një intervistë të fundit ke deklaruar se ndryshe nga femrat e njohura botërore me të pasme të mëdha, ti si këngëtare je vokalisht mirë, si e dëshmon këtë?
Po e kam thënë, shumë e vërtetë… E them sërish se falënderoj Zotin për format femërore dhe natyrisht sportin që më ndihmon për theksimin e tyre edhe më shumë. U sugjeroj të gjitha femrave të bëjnë palestër, sepse është shumë efektive.
Pse nuk je shumë aktive në muzikë, ke frikë nga konkurrenca apo mungon kualiteti i producentëve te ne?
Konkurrencë nuk kam aspak, sepse unë jam 100% unikale në çdo aspekt. E dyta, varianti që cekët, është shumë i vërtetë, për fat të keq te ne mungojnë producentët kualitativë. Dhe e treta është se duhet të kesh njerëzit e duhur në momentin e duhur dhe njëkohësisht idenë e realizimit, i cili buron nga shpirti vetvetiu e ajo nuk ndodh çdo ditë, pasi të nevojitet inspirim. Pastaj ka shumë faktorë të tjerë referuar jetës private… Duhet të jesh stabël dhe e kënaqur e kjo të ndihmon shumë në aspektin profesional. Për sa i përket vokalit, disa emra te ne, por edhe ndërkombëtarë, të gjithë e dimë se janë tmerr ose, më mirë, shumica bëjnë “playback show” kur kanë koncerte. Unë mund të vërtetoj nëse ju kërkoni këngën “This is the time”, që ishte në toplistat e 2010-2011. Ata nuk e përzgjodhën këngën time se më njihnin mua personalisht apo kisha fjetur me dikë ose kisha bërë lidhje e foto, siç i keqpërdorin shumica e njerëzve që të futen në “show-biznes”. Ajo këngë thjesht zuri vend për shkak të vokalit tim dhe për 3 vite radhazi ishte në “topcharts” te Amazon, Itunes etj. Kam shumë besim në vokalin tim.
Më herët ke realizuar klip në Dubai, ka qenë i kushtueshëm, do e bëje dhe një tjetër të tillë?
Po, kam disa mendime rreth një projekti të ri të tillë. Dua të kem njerëzit e duhur, nuk ka rëndësi investimi kur ia vlen produkti.
Ndryshe nga muzika, je shumë aktive me foto të nxehta, pse gjithë ky provokim i fansave, ku është qëllimi i Shkëndijes?
Këtë e bëjnë të gjithë, të jenë sa më afër fansave, çdokush në mënyra të ndryshme. Madje, unë jam ndër të parat që kam përdorur këtë metodë të jem afër atyre që më ndjekin, është plotësisht gjë normale për sa i përket mendimit tim.
Je e dashuruar, ke ndonjë lidhje?
Po, çdo ditë jam e dashuruar, kam lidhje si krejt bota.
Shumë femra të skenës kanë nga një të dashur të pasur, e ka një të tillë Shkëndija?
Në këtë pikëpamje, nuk kam nevojë financiare që ta shikoj dikë me këtë sy. Mirëpo shanset dhe mundësitë i kam pasur gjithnjë që të lidhem me një të tillë, duke filluar prej milionerëve të vegjël e deri te princat e miliarderët e Arabisë Saudite. Por mua nuk më lejon krenaria dhe mentaliteti personal të bëhem lodër e dikujt. Zoti na e ka garantuar të gjithëve fatin deri në momentin e vdekjes dhe nuk duhet të bëhem pre e ngacmimeve të shejtanit, por ta gëzoj pasurinë në suaza normale jetësore, duke mos eksperimentuar të gjitha llojet e stimulimit e të qenët qejfli. Kam mjaft eksperiencë dhe njohje për karaktere të njerëzve që janë të pasur./panorama

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat