Tregon të gjitha në “Playboy”

Mediale Vip

Tregon të gjitha në “Playboy”

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 16:22

Kur më 2011 Hugh Hefner e kishte ftuar që të pozonte për revistën e tij erotike “Playboy”, Sophie Monk kishte refuzuar. I kishte thënë atij se as që i shkon ndërmend që të zhvesh rrobat për këtë revistës. Por bukuroshja Sophie tani ka ndërruar fjalët. “Nëse tani nuk zhvishem dhe nuk pozoj lakuriq, një ditë kur të plakem dhe të bëhem trashaluqe dhe e rrudhur, nuk do të kem ndonjë kujtim për trupin tim seksi”, ka sqaruar Sophie arsyen se pse më në fund është cullakuar për revistën më të famshme erotike në botë.

Ashtu siç është zakoni, Sophie në këtë editorial fotosh, ka treguar të gjitha, nga gjoksi e deri te mesi i këmbëve. Ajo aq shumë ndjehet krenare me këto foto, sa i ka shpërndarë ato edhe në rrjetet sociale. “Sapo i kam urinuar brekët sepse më ka rënë ndërmend se babai im vitin e kaluar është mësuar të shfletojë internetin”, ka shkruar Sophie nën njërën foto të cilën e ka postuar. Ajo ka shtuar se në këto foto duket shumë natyrale dhe bukur dhe se stilistët dhe frizerë janë munduar për dy orë të plota për ta arritur këtë pamje. Ajo nuk ka dashur të zbulojë shumën e parave që ka marrë për të pozuar për këtë revistë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat