I kanë “lëçitur” prindërit

Mediale Vip

I kanë “lëçitur” prindërit

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 16:20

Kur “fëmijët” bëhet yje të mëdhenj, ndërsa prindërit me forcë mundohen t’ua rrëmbejnë paratë, opsioni i lëçitjes është shpesh një veprim i sigurisë për fëmijët. Nganjëherë prindërit dhe fëmijët bëjnë marrëveshje, ku prindërit nuk lejojnë që fëmijët e tyre të shfrytëzohen dhe të punojnë në sheshxhirime më shumë se 8 orë në ditë. Por, ka edhe prindër të pakujdesshëm që i shtyjnë fëmijët e tyre që të punojnë edhe më shumë, për të fituar më tepër para. Këta yje që do t’i prezantojmë, kanë “hequr qafe” prindërit e tyre.

Macaulay Culkin ka hyrë në botën e aktrimit qysh si 4-vjeçar, ndërsa rolet në filmat hit janë radhitur njëri pas tjetrit, duke përfshirë “Home Alone”, “My Girflfriend”, “Ritchie Ritch”, etj. Por në moshën 16-vjeçe, Macaulay ka ngritur padi kundër prindërve të tij duke kërkuar ndarjen nga ata, sepse thoshte se ata ia kanë marrë paratë nga projektet televizive. Ai kishte fituar rastin dhe prindërit e tij është dashur t’ia paguajnë 17 milionë dollarë dëmshpërblim.

E lindur në familjen e aktorëve, Drew Barrymore qysh në moshën 17-vjeçe është bërë një yll i madh pas rolit në filmin “ET”. Pro problemet me prindër kanë filluar kur ajo ka filluar të pi alkool dhe duhan qysh në moshën 11-vjeçe.

Dhe ajo në moshën 15-vjeçe ishte ndarë nga prindërit, pasi mendonte se ata kishin ndikim të keq tek ajo. Juliette Lewis kishte shkëputur lidhjet me prindërit në moshën 14-vjeçe dhe besoni apo jo, ajo nuk kishte arsye për këtë. Ata kurrë nuk ishin grindur mes veti dhe e kishin mbështetur vendimin që ajo të jetë e pavarur dhe e kanë ndihmuar me karrierën, por gjithçka ishte e kotë. Rose McGowan kishte fëmijëri të vështirë dhe kishte kaluar shumë kohë në rehabilitim si adoleshente, për shkak i dashuri i nënës së saj, kishte deklaruar se ajo po përdorte drogë. Ajo kishte mohuar këtë dhe kishte vendosur të ndahej nga prindërit, duke u bërë e pavarur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat