Jordana: Jam e egër në seks (Foto)

Mediale Vip

Jordana: Jam e egër në seks (Foto)

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 16:18

Kur nuk është para kamerës, bukuroshja Jordana Brewster preferon një stil më të relaksuar të jetës, duke mos i kushtuar shumë vëmendje modës dhe duke përdorur grimin në minimum.
Mirëpo, ylli i filmit hit “Fast & Furious” ka dëshmuar se ajo ende e ka një anë të egër derisa ka pozuar për ballinën e revistës “Cosmo”.

Gjatë intervistës për këtë revistë, ajo ka zbuluar mes tjerash edhe vendin më të çmendur ku ka bërë seks, transmeton Shqipmedia.

“Seksi im më i çmendur ka qenë një verandë gjatë një ahengu. Kjo është e tëra që mund të ju them”, ka deklaruar zeshkania atraktive e lindur në Panama.

Duke mbajtur modestinë e saj, mamaja e një djaloshi të vogël, thotë se nuk dëshiron të flasë aq shumë për çështjet private, por gjithsesi se e konsideron veten si të egër në shtrat.

“Nuk jam një vajzë e urtë siç mendojnë të tjerët. E kam edhe anën time të egër, të cilën di ta përdori në mënyrë të përkryer kur është nevoja, sidomos në dhomën e gjumit”, ka shtuar ajo.




Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat