Pas Bleonës edhe Olta Gixhari ia “lyp” Saimir Tahirit (FOTO)

Mediale Vip

Pas Bleonës edhe Olta Gixhari ia “lyp” Saimir Tahirit (FOTO)

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 12:48

Vajza seksi , aktorja Olta Gixhari ka hedhur një ide interesante në profilin e saj në facebook. Me sa duket, pas mesazheve të Bleona Qeretit ajo ka menduar t’ia “lypë” më me stil ministrit Tahiri. Olta e bukur i fton miqtë e saj t’iu bëjnë një rreng të vogël policëve për festën e Halloween.

Sipas imazhit elegant dhe sensual të Eagle Mobile, të gjithë duhet të vishemi si policë, për t’i çoroditur fare. Është e vështirë për ta mësuar nëse policët e Tahirit ia kanë vështirësuar jetën Gixharit, por pas këtij statusi, një gjë dihet, policia e shtetit është kthyer në një makth të vërtetë për jetën e cilitdo person në këtë vend, dhe ndoshta me të drejtë, ideja e Oltës mund të jetë një zgjidhje të paktën për një çast të vetëm për të larguar shpirtrat e këqinj nga përditshmëria jonë. Qoftë edhe me shaka…


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat