Vjollca, me muzikën e lidhur shpirtërisht

Mediale Vip

Vjollca, me muzikën e lidhur shpirtërisht

Nga: Intervistoi: Albulenë Muji Më: 30 tetor 2014 Në ora: 17:10

Vjollca Selimi, një nga këngëtaret tashmë shumë e njohur për publikun shqiptarë po vazhdon furishëm me projektet e saja të suksesshme në muzikë.

Këngëtarja Selimi, në këtë intervistë dhënë gazetës ‘Bota sot’, na ka rrëfyer për të gjithë ecurin e saj në karrierë dhe në jetën e saj. Vjollca është një këngëtare modeset e cila secilin hap që e ndërmerr për të bërë diçka, ajo e bënë me shumë kujdes dhe siguri. Se kush është Vjollca jashtë muzikë, me çka merret tjetër Vjollca, cilat janë planet e saja në vazhdim, mund ta lexoni në këtë intervistë.

‘Bota sot’: Vjollca një këngëtare si ju, me çka do të na surprizojë për festat e fundvitit?
Vjollca:
Haha sikur të ju tregoja kjo nuk do të mbetej më surprizë.

‘Bota sot’: Vjollca ju këto ditë keni publikuar një këngë të re me videoklip e cila po pritet mjaftë mirë, na flisni pak rreth kësaj kënge?
Vjollca:
Po,unë së fundi kam lansuar një këngë me videoklip e cila është mirëpritur mjaftë mirë nga publiku. Kënga titullohet ''Nuk rrezikon'', e orkestruar nga kompozitori Wirusi me tekst të Kreshnik Avdiut në bashkëpunim me produksionin ‘Arboni’ të cilët i falenderojë shumë.

‘Bota sot’: Ndoshta kjo është një pyetje e zakonshme, por ku keni qenë më shumë e angazhuar gjatë kësaj sezone që lam pas, në darsma apo në mbrëmje?
Vjollca:
Angazhimet e mia ishin të shumta si në dasma poashtu edhe në mbrëmje, por më tepër isha e angazhur në dasma.

‘Bota sot’: Sa jeni e lidhur me muzikën?
Vjollca:
Me muzikën.....epo jam e lidhur shpirtërisht të themi sepse punoj me tërë qenjën time dhe e bëj me shumë ëndje e vullnet, pra jam shumë e lidhur sepse e kam edhe profesion kam të mbaruar fakultetin e muzikës dhe njëkohësisht edhe mësimdhënëse e Ed.muzikore.

‘Bota sot’: Me kënd do deshironit të keni ndonjë duet në kohët në vazhdim?
Vjollca:
Nuk e di se çfarë të them, por dëshira ime është që të kem në të ardhmen një duet me një këngëtar të estradës tonë,shpresoj të më realizohet në kohën sa më të shkurtër.

‘Bota sot’: Cilat janë planet për vitin 2015?
Vjollca:
Planet e mija,unë posa kam mbaruar një këngë shum të bukur, që shpresoj do t’ju pëlqej adhuruesve të mijë, dhe që pas festave të fundvitit do të realizohet edhe me videoklip.

‘Bota sot’: Ju jeni fytyrë e njohur e skenës muzikore...sa është e vështirë që ti koordinoni punët përpos muzikës?
Vjollca:
Është paksa e vështir të kordinohet koha kur ke edhe angazhime tjera, por kur ke dëshirë për punë ndoshta me pak mundje e përkrahje të familjes e bashkpuntorëve të mijë të cilët i falenderoj shumë unë ia dal mbanë.

‘Bota sot’: Me cilët kompozitor dhe tekstshkrues keni bashkëpunuar për këngët tuaja të fundit?
Vjollca:
Unë kam bashkëpunuar me një numër të madh të kompozitorëve e tekstshkrues, mirëpo do t’i veçoja disa prej tyre si: Ardian Kastratin, Ramadan Selimim-Danin, Wirusin, Alban Furtuna e shumë të tjerë me tekst. Kam bashkëpunuar si: Fatmir Muja, Arsim Bunjaku dhe së fundi kam bashkëpunim me së shumti me Kreshnik Avduin ku të them të drejtën ndahem shumë e kënaqur me tekstet e tij.

‘Bota sot’: A keni ndonjë këngë nga repertori juaj që e këndoni me më shumë pasion?
Vjollca:
Nuk e di, këngët e mija më pëlqejnë që të gjitha e nuk kisha mundur ta ndaj asnjërën prej tyre, të gjitha i këndoj me më shumë qejf.

‘Bota sot’: Dukeni shumë modeste në skenë dhe në jetë. Jeni fjalëpake dhe zë më bollëk?
Vjollca:
Ju falenderoj shumë për kompliment por unë e kam një tipar në jetë që njeriu duhet të jetë sa më modest, sepse bukuria e njeriut mendoj se përbëhet nga ajo se çfarë bënë dhe si e interpreton.

‘Bota sot’: Si ta mbyllim këtë intervistë të shkurtër për karrierën e pasur dhe të gjatë të Vjollces?
Vjollca:
Unë do të vazhdoj të punoj që çdo herë të ju sjellë publikut dhe adhuruesve të mijë të cilët i falenderoj shumë për përkrahjen që ma japin çdo ditë, që të ju sjellë këngë sa më të mira dhe gjithashtu surpriza të tjera, vazhdoni të më ndiqni. Në fund një faldetim shumë të madh për ty dhe gazetën tuaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat