I dashuri i Adelinës përjetëson dashurinë me një tatuazh

Mediale Vip

I dashuri i Adelinës përjetëson dashurinë me një tatuazh

Më: 26 tetor 2014 Në ora: 09:55

Duket që Adelina Tahiri ndihet në qiellin e shtatë me të dashurin e saj, Rolando. Përveç fotove të shumta që postojnë në rrjetet sociale, ku zbulojnë momente të lumtura nga lidhja e tyre, ata duket se e kanë marrë shumë seriozisht këtë histori.
Fotoja më e re që ka tërhequr vëmendjen e fansave të Adelinës, është ajo ku i dashuri i saj tregon tatunë e tij më të fundit në krah, ku ka gdhendur me germa të mëdha emrin “Adelina Tahiri”. Vetëm pak kohë nga njohja, ata vendosën ta bëjnë publike lidhjen, ndërsa flitet se në planet e tyre është edhe martesa. Edhe pse jetojnë larg, ai në Tiranë dhe ajo në Maqedoni, ata i kanë shkurtuar distancat, duke planifikuar që të jenë gjithë kohës bashkë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat