Ish-e dashura e Taulant Xhakës vishet nuse

Mediale Vip

Ish-e dashura e Taulant Xhakës vishet nuse

Më: 26 tetor 2014 Në ora: 09:44

Ata i kishin dhënë zemrën dhe shpirtin njëri-tjetrin, madje besën që do të martohen. Taulanti ka tattoo në trup emrin e saj, por kjo nuk është e gjitha. Futbollisti i njohur, Taulant Xhaka dhe finalistja e “Miss Zvicrës”, Dorina Podrimja, nuk janë më çift. 23-vjeçari thuhet se ka qenë shumë i lidhur me Dorinën, madje kishte premtuar se gjatë vitit 2013, nëse ajo fiton “Miss Zvicra”, do i bënte propozim martese: “Nëse Dorina fiton miss-in, unë në skenë do i bëj propozim martese’’, thuhet në intervistën e dhënë nga Xhaka gjatë kohës kur kanë qenë në lidhje me bukuroshen Podrimja. Ndërkohë, Dorina theksonte: ‘’Ne duam që gjithë jetës të jemi bashkë, flasim hapur për martesën dhe fëmijët’’. Por, pas tri vitesh shoqëri dhe dashuri, gjithçka mes tyre ka përfunduar, bën të ditur e përditshmja zvicerane “Blick”. Si arsye përmendet xhelozia e madhe që Dorina ka pasur pas famës së Xhakës në opinion dhe udhëtimeve të tij të shumta. ‘’Marrëdhënia e tyre u bë gjithnjë e më e vështirë dhe gjithçka përfundoi këtë verë. Emrin e Dorinës, që e mbante tatto në krah e ka fshirë, në dashuri nuk ka replikë’’, thonë më tej burime të gazetës zvicerane. Ndërkohë, ne kontaktuam me Dorinën, e cila nuk pranoi të prononcohet duke thënë: ‘’Unë nuk jap intervista private për momentin’’. Bukuroshja kosovare vetëm pak ditë më parë ka veshur vellon e bardhë duke u bë imazh i dizajneres Blerina Kllokoqi Rugova për Zvicrën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat