Bleona: Kur kam ndonjë problem i telefonoj kryeministrit

Mediale Vip

Bleona: Kur kam ndonjë problem i telefonoj kryeministrit

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 11:22

Bleona Qereti nuk heq dorë kollaj nga ajo që kërkon. Ajo duket se është afër arritjes së një fame sado të vogël në SHBA.

Këngëtarja nga Shqipëria është bërë pjesë e një reality show me titull “Euros of Hollywood”.

Në prezantimin e parë, ajo ka bërë një deklaratë që do të shkaktojë debate sidomos kur vjen pas publikimit të lajmit se ajo është e pajisur me pasaportë shërbimi.

Bleona duke vënë në pah vështirësitë e saj në SHBA, thotë se aty problemet e zgjidh vetë, ndërsa kur ka ndonjë problem në Shqipëri i telefonon kryeministri.

Megjithëse ka shumë mundësi që deklarata e saj të jetë sa për spektakël.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat