Nora është shtatzënë!!! Ja skenari për “Dance With Me”

Mediale Vip

Nora është shtatzënë!!! Ja skenari për “Dance With Me”

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 20:50

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi është shtatzënë, me ç’rast automatikisht cënohet vazhdimi i saj në spektaklin e vallëzimit “Dance With Me”.
Burimet e Telegrafit bëjnë të ditur se këngëtarja e njohur është shtatzënë në muajt e parë me bashkëshortin e saj, Robertin.
Kështu automatikisht vihet në pikëpyetje vazhdimi i performancës së Norës në “Dance With Me”, spektakliin që transmetohet në Klan dhe producente e të cilit është Vera Grabocka.
Tashmë Vera Grabocka e ka marrë lajmin për shtatzëninë e Norës dhe e ka gati planin se si të largohet Nora nga spektali, në mënyrë spektakolare.
Eshtë pikërisht “Dance With Me” që po e mban Norën larg prej konfirmimit të lajmit, por se familja dhe rrethi shumë i ngushtë e di këtë, e po ashtu edhe miqt e afërt të këngëtares.
Nora Istrefi pritet të largohet nga “Dance With Me” sepse ajo nuk do të mund të jetë pjesë aktive e provave dhe e spektaklit shkaku i shtatzënisë dhe rrezikut për të dëmtuar foshnjën që do ta lindë së shpejti.
Nora Istrefi dhe Robert Berisha kështu pritet të bëhen prindër, pak kohë pasi ata u martuan në një ceremoni me shumë personalitete të njohura e që u përfol shumë në media.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat