Kristen Stewart: Do të marr pushime nga kinemaja

Mediale Vip

Kristen Stewart: Do të marr pushime nga kinemaja

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 18:18

Në dy vitet e fundit ka xhiruar plot 7 filma dhe tani ka ardhur momenti që Kristen Stewart të bëjë pushime. 24-vjeçarja theksoi për ‘USA Today’ se do të përqendrohet në forma të tjera arti për momentin.

“Kam nisur me filma që në moshë të vogël dhe ndjej se kam lënë pas dore forma të tjera të artit. Do e nis me një film të shkurtër. E kam marrë këtë vendim disa javë më parë”, deklaroi protagonistja e sagës ‘Twilight’.

“Do të bëj shumë gjëra, gjithë kohën jam duke shkruajtur. Do të blej një vend ku të punoj dhe jetoj në Los Anxhelos”, shtoi Stewart.

Aktorja sapo ka përfunduar xhirimet e filmit ‘Equals’, një dramë fantastiko-shkencore ku ajo dhe Nicholas Hoult “interpretojnë një çift të dashuruarish që jetojnë në një të ardhme ku ndjenjat janë çrrënjosur”, sipas IMDB-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat