Kush i solli fat Xhensilës?

Mediale Vip

Kush i solli fat Xhensilës?

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 15:17

Xhensila dhe Elgiti, janë çifti që u shpallën si mbretër të javës së IV të “Dance ëith me”. Pas performancës së tyre me Passodoble, ata u vleresuan nga juria, por njëkohësisht ishin dhe të preferuarit e publikut, kombinim ky që i mundësoi Fronin e Mbretit. Në përfundim të spektaklit, me kupën e realizuar nga argjendari Pirro në dorë, Xhensila tha për Revistën Class, se puthja që mori para spektaklit ishte fatsjellësi i saj. Ju do të mendoni se bëhet fjalë për puthjen e Besit, të fejuarit të saj, por jo. Para spektaklit Xhensilën e puthi Arti. Arti është djali i vogël në foto, i cili kishte ardhur në Tiranë së bashku me prindërit për të mbështetur gjyshin e tij Sabri Fejzullahun. Por njëkohësisht i dhuroi bekimin e tij Xhensilës dhe Elgitit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat