Operacion plastik? Renee Zellweger përgjigjet

Mediale Vip

Operacion plastik? Renee Zellweger përgjigjet

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 18:28

Renee Zellweger ka reaguar ndaj spekulimit se ajo ka kryer ndërhyrje kirurgjikale plastike, duke u shprehur se ndihet e kënaqur që publiku e ka vënë re se ajo duket “ndryshe”.

Pamja e fytyrës së aktores është kthyer në debat interneti, pas daljes së saj publike në çmimet “Elle Women” në Beverly Hills ditën e hënë.

“Jam e kënaqur që njerëzit mendojnë se unë dukem ndryshe”, tha ajo. “Po bëj një jetë ndryshe, të lumtur, më të plotë dhe jam e emocionuar që kjo ndoshta duket”.

Po ashtu, ajo tha se çdo ndryshim estetik reflekton pozitivitetin dhe kënaqësinë e saj të brendshme, pas gjetjes së një ekuilibri midis punës dhe jetës. “Miqtë e mi thonë se unë dukem më e qetë. Jam e shëndetshme”, u shpreh Zellweger për revistën “People”.

“Për një kohë të gjatë, nuk po ia dilja dot. Kisha një agjendë që nuk mund të arrihet realisht dhe nuk mund të kujdesesha për veten”, vijoi aktorja. Ndaj, ajo u bë e vetëdijshme për “kaosin” dhe “zgjodhi gjëra të ndryshme”, si një stil jetese më të qetë dhe më përmbushës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat