Në trend janë... vithet e mëdha!

Mediale Vip

Në trend janë... vithet e mëdha!

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 11:46

Derisa para pak kohësh trupi “i përsosur” femëror ka qenë trupi i theksuar i dobët sikur i manekineve, ndërsa tani një numër i madh femrash lakmojnë të kenë vithe të mëdha.
Kur është fjala për vithet, femrat kanë vendosur që është më mirë të kenë vithe të mëdha. Gjithnjë e më shumë dama dëshirojnë të kenë vithe të bujshme si Kim Kardashian, për ç’gjë shkojnë për të bërë operacion për t’i zhvendosur yndyrat në vithe.

Procedura e rritjes së vitheve nënkupton injektimin e yndyrave të marra nga ndonjë pjesë tjetër e trupit në vithe. Yndyrat më së shpeshti merren nga pjesët “problematike” të trupit, përkatësisht nga ato ku yndyrat më së lehtë qëndrojnë, si për shembull në stomak.

Pos Kim Kardashianit, vithe që i dëshirojnë t’i kenë shumë femra, i ka edhe Kelly Brook, ka treguar hulumtimi.

Në ndërmarrje estetike të rritjes së vitheve kryesisht vendosin femrat të cilat konsiderojnë që vithet me kalimin e kohës u janë tkurrur, por edhe ato dama të cilat dëshirojnë vithe më të mëdha dhe më të theksuara.

Vithet e mëdha, ato që çmendin çdo mashkull dhe që ngjallin zilinë e shumë grave të tjera, është shumë e vështirë të gjenden. Në pjesën më të madhe të tyre linjat e bukura dhe të jashtëzakonshme që kanë, vijnë si rezultat i shumë faktorëve, duke nisur nga trashëgimia gjenetike, mosha, ushtrimet fizike, dietat, masazhet, produktet kozmetike, në ndonjë rast edhe ndërhyrje kirurgjikale etj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat