11 vjet nga puthja e Madones dhe Britney

Mediale Vip

11 vjet nga puthja e Madones dhe Britney

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 09:46

Puthja që “tronditi” botën, kur Mbretëresha e pop-it, Madonna i dha këngëtareve Britney Spears dhe Christina Aguilera nuk ka qenë aq e thjeshtë saç mendohet.

Ishte spektakli i “MTV Video Music Awards” i vitit 2003, kur Madonna puthi në buzë dy këngëtaret më të suksesshme të momentit.
Vetëm pas 11-vjetësh zbulojmë se puthja historike ka prapaskenat e veta.
Menaxheri i Britney-t, Lary Rudolph ka zbuluar se Madonna i ka suprizuar për mënyrën se si u soll në skenë, pasi ajo në prova ka qenë shumë e ngurtë dhe jo fort bashkëpunuese.
“Madonna ka qenë shumë e ngurtë në prova, kurrë nuk na thërriste në emër, vetëm jepte urdhëra. Por për fat të mirë gjithçka që kishte planifikuar funksionoi mirë”.
Menaxheri zbuloi se edhe ai shijoi një puthje në buzë nga diva e pop-it, Madonna.
“Menjëherë pas performancës, Madonna erdhi në ashensorë dhe me krahët rreth belit më dha një puthje në buzë” – ka deklaruar Lary.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat