Lady Gaga, nuk ka ndonjë kufi në lidhjet e saj

Mediale Vip

Lady Gaga, nuk ka ndonjë kufi në lidhjet e saj

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 17:56

Këngëtarja më kontroverse e ditëve të sotme, Lady Gaga, ka bërë së fundi një “deklaratë bombastike”, duke u shprehur se nuk e ka problem që të dashurohet edhe në një femër, nëse me të vërtetë i pëlqen ajo. Ylli i hitit “Bad Romance”, e cila edhe në të kaluarën kishte deklaruar se është një biseksuale, insiston se nuk ka ndonjë kufi në lidhjet e saj, por e sheh dashurinë dhe seksin si dy gjëra plotësisht të ndara.

Kur është pyetur nëse mund ta shohë veten duke u dashuruar në një femër, ajo është përgjigjur: “Natyrisht. Nuk ka rregulla apo kufij kur bëhet fjalë për dashurinë. Por unë e shoh seksin të ndarë nga dashuria. Dhe unë ndodh që të dua seksualitetin mashkullor. Mirëpo, nuk do ta kisha aspak një problem që të dashurohesha në një femër. Nëse ajo me të vërtetë më pëlqen dhe i ka të gjitha ato atribute, të cilat unë i vlerësoj, atëherë nuk ka asgjë të më pengoj që të përfshihem në një lidhje të tillë”.

Biondina seksi thotë se kërkimi i saj për të gjetur të dashurin adekuat, e mbush përplot me kreativitet, por e pranon se është e shqetësuar se nëse ajo vendos që të martohet, karriera e saj do të marrë fund përgjithmonë. “Dashuria gjithmonë ka të bëj me rrezikun. Ajo ju mban të gjallë dhe ju shkatërron. Kërkimi për dashuri, siguron ushqyerje për shpirtin tuaj artistik. Unë kam frikë se posa të gjeni me të vërtetë dashurinë e kërkuar, atëherë nuk do të mbetet aspak kreativitet për të shkruar këngë të reja”, shprehet Lady Gaga.

Edhe përkundër famës së saj, kjo bukuroshe, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta – e pranon se shpesh ndjehet e vetmuar derisa është në rrugë gjatë turneve të saj, kështu që për ta larguar këtë ndjenjë të pakëndshme, ajo përqendrohet në punë të pandërprerë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat