Gazza: Punova me më të fortit e tregut për ta realizuar këngën

Mediale Vip

Gazza: Punova me më të fortit e tregut për ta realizuar këngën

Nga: Intervistoi: Mimozë Lakna Më: 20 tetor 2014 Në ora: 17:16

Këngëtari shqiptar që jeton në Suedi, Gazmend Kelmendi-Gazza, po vazhdon ta shijoj suksesin e këngës “Xheloz nuk jam”, të cilën e ka publikuar muajin e kaluar. Në një intervistë për “Bota sot”, Gazza thotë se në realizimin e kësaj kënge ka punuar me autorët më të fortë të tregut muzikor. Ai ka në plan që në pranverë të editoi albumin e ri derisa deri në fund të këtij viti do ta publikoj edhe një baladë tjetër.

“Bota sot”: Gazmend me çka po merresh aktualisht?

Gazza: Tani sapo jam kthyer në Suedi pas një muaji në Kosovë, pasi realizova këngën e re "xheloz nuk jam"!..Këtu kam mbrëmje dhe dasma në Suedi gjatë muajit tetor!

“Bota sot”: Si u prit nga publiku projekti i fundit apo kënga “Xheloz nuk jam”?

Gazza :Kënga më është pritur shumë mirë dhe jam i lumtur që është duke ecur mirë!

“Bota sot”: Kush janë autorët e këngës dhe të klipit?

Gazza :Tekst dhe muzikë nga Arsim Bunjaku, orkestrim nga Florent Boshnjaku,kurse video është realizuar nga EMF CREATIVE!

“Bota sot”: A je ndarë i kënaqur me realizimin?

Gazza :Jam shumë i kënaqur me realizimin dhe ndjej se kam punuar pothuajse me më të fortit e tregut për momentin!

“Bota sot”: A ndihesh më mirë kur i këndon baladat apo këngët më ritmike?
Gazza :Unë i kam qejf edhe baladat edhe këngët ritmike! Por nëse dua ti veçoj atëherë do veçoja baladat!

“Bota sot”: Ti jeton jashtë Kosovës, sa po e vështirë të jesh aktiv në muzikë?

Gazza :Po jetoj në Suedi, dhe mund ta pranoj se është pak më vështir të futesh në treg nëse nuk qëndron në Kosovë aty ku është baza, por kam filluar të dukem më shpesh andej nga Kosova!

“Bota sot”: Sa je aktiv nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore apo në dasma?

Gazza :Gjatë verës kam qenë shumë aktiv nëpër dasma, kurse tani vjeshta dhe dimri do jem më i angazhuar nëpër mbrëmje!

“Bota sot”: A ke menduar për editimin e ndonjë albumi?

Gazza :Në projekt kam të editoj një album timin por të shohim se a do premton koha ta realizoj në pranverë 2015!

“Bota sot”: A merresh me diçka tjetër përveç muzikës?

Gazza :Për momentin merrem vetëm me muzikën!

“Bota sot”: Kush janë njerëzit më të afërt të jetës tënde?

Gazza :Janë bashkëshortja ime dhe djali 1 vjet Alteo, po ashtu prindërit vëllezërit dhe motrat..!

“Bota sot”: A është Gazmendi xheloz në jetën e përditshme?

Gazza :Jo nuk mund të them se i përkas tipit xheloz...por kur dashuron dikën edhe një "xhelozi" ekziston..por jo e tepruar!

“Bota sot”: Vjeshta dhe dimri shquhen për balada nga këngëtarët, a do të kemi ndonjë baladë nga ti gjatë kësaj sezone?

Gazza :Tani jam në përgatitje të një balade të cilën do ta publikoj pas vitit të ri, do të thotë 2015!

“Bota sot”: Cilat janë planet tua për të ardhmen?

Gazza :Planet e mia janë të vazhdoj të punoj të mos ndalem, nuk do të nxitohem me shumë projekte por do eci me hapa te sigurt dhe shpresoj që muzika ime te pëlqehet nga adhuruesit e këngës shqipe!

“Bota sot”: Ndonjë porosi për fund?

Gazza :Ju falënderoj juve dhe gjithë stafin tuaj po ashtu dhe lexuesit ! Përshëndes adhuruesit e këngës sime, dhe i uroj shqiptareve kudo që janë, shëndet dhe harmoni!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat