Shokuese: Këta yje janë abuzues kafshësh

Mediale Vip

Shokuese: Këta yje janë abuzues kafshësh

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 18:50

Ndërsa shumë yje në mënyrë aktive marrin pjesë në luftën për të drejtat e kafshëve, ka edhe të atillë të cilët përfundojnë në medie pikërisht për arsye të kundërta. Ne ju sjellim një listë me 5 yje të mëdhenj, për të cilët është konstatuar se i kanë keqtrajtuar kafshët.

Rasti i keqtrajtimit të kafshëve nga këngëtari legjendar Ozzy Osbourne ka ndodhur gjatë një koncerti, kur ai ia kishte kafshuar kokën një lakuriqi, edhe pse kishte insistuar se kishte menduar se është nga goma. Mirëpo, në një autobiografi të tij, ai e kishte pranuar se edhe një pëllumbit ia ka këputur kokën me gojë.

Qenin e saj të preferuar Bell, Paris Hilton e ka marrë kudo me vete, përderisa njëri prej punëtorëve të saj, e kishte gjetur qenin e ngordhur në dollapin e bukuroshes. Ishte konstatuar se kjo ishte mënyra me të cilën milionerja heq qafe kafshët që i bëhen monotone. Thjesht, i fut në dollap dhe pastaj i harron.

Këngëtarja Courtney Love akuzat për keqtrajtim të kafshëve, kryesisht i ka neglizhuar, ndërsa thuhet se këtë e bënte për shkak të abuzimit me drogën. Ndoshta pikërisht varësia e saj nga droga, ka bërë që ajo të harronte të dërgonte qentë e saj tek veterineri dhe ata në fund përfundonin të abuzuar dhe në strehimore kafshësh. Një qen i saj kishte ngordhur pasi kishte gëlltitur tabletat e saj kundër dhimbjeve, ndërsa një tjetër ishte sëmurë rëndë pasi kishte përtypur transplantët e gjinjve që i kishte harruar mbi tavolinë.

Ish-bashkëshorti i aktores Sandra Bullock, aktori dhe këngëtari Jesse James, kishte humbur popullaritetin e tij kur ishte mësuar se ai qentë e saj të llojit pitbull, po i dërgonte në përleshje të qenve në ring. Këto ndeshje kishin rezultuar me atë që njëri prej qenve kishte marrë lëndime të rënda dhe është dashur të operohet. Besohet se pikërisht ishte kjo arsye që Sandra e ka braktisur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat