Yjet që nuk munden pa cigare

Mediale Vip

Yjet që nuk munden pa cigare

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 17:39

Numri i duhanpirëse gjatë dekadave të fundit është zvogëluar, por pirja e duhanit ende është një shprehi mjaft e përhapur.

Disa figura të famshme janë “skllave” të kësaj shprehie, por e shmangin që të paraqiten në publik duke pirë duhan, për shkak të efektit negativ që mund të kenë tek fansat e tyre e më pas kjo të ndikojë negativisht edhe në karrierën e tyre. Ne ju prezantojmë disa nga bukuroshet, të cilat nuk po arrijnë të heqin dorë nga pirja e duhanit.

Adele konsiderohet si njëra ndër këngëtaret më të talentuara në botë. Për këtë arsye është befasi që me zërin e mrekullueshëm që ka, ajo është duhanpirëse e madhe, ku ka deklaruar se cigarja është gjëja më e dashur për të.

Kate Moss është njëra nga modelet më të popullarizuara në botë, e cila njihet për bukurinë dhe figurën vitale të trupit.

Ajo thotë se trupin e saj vital e ka falë pirjes së duhanit, nga i cili nuk mund të heqë dorë kurrë.

Kelly Osbourne edhe pse njihet si një përkrahëse e të ushqyerit vegjetarian, ajo është një duhanpirëse e rregullt.

Lana Del Rey njihet për stilin e saj të veçantë të veshjes, por edhe për faktin se rregullisht shihet me cigare në dorë, duke përfshirë edhe në fotot promovuese.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat