Blerina Kllokoqi - Rugova sjell edhe një koleksion të ri!

Mediale Vip

Blerina Kllokoqi - Rugova sjell edhe një koleksion të ri!

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 14:45

Kreatorja shqiptare e mirënjohur në trevat shqiptare dhe më gjerë, Blerina Kllokoqi – Rugova, së shpejti do të sjellë koleksionin e radhës. Më 10 tetor Kllokoqi – Rugova do të sjellë koleksionin me 61 veshje të reja.

Modelja e këtij prezantimi do të jetë topmodelja shqiptare Iris Shala, për grimin e të cilës është përkujdesur Dorina Rugova.

"Kreatorja Blerina Kllokoqi – Rugova, fustanat e këtij koleksioni i ka diezenjuar me dizajne shumë të veçanta dhe me shumë klasë, e po ashtu do të ketë edhe shumë befasi të tjera", ka thënë menaxherja e saj Valdete Krasniqi, për gazetën Bota sot.

Ne ju sjellim një foto të këtij koleksioni, i cili do të prezantohet në trupin perfekt të modeles Shala, i realizuar në Muzeun e Gjakovës. Përndryshe, topmodelja shqiptare Iris Shala, që pas titullit të marrë si "Playmate July 2013", titull që e shpall revista gjermane për meshkuj "Playboy", është bërë një ndër trajneret personale të fituesit, nga më të kërkuarat në Austri. 23-vjeçare, Iris Shala, e lindur në Prishtinë dhe banuese në Graz të Austrisë po vazhdon të “çmendë” publikun gjerman me fizikun e saj.

Ajo është e njohur po ashtu edhe nga një rol që ajo ka luajtur në serialin e njohur gjerman "Anna und die Liebe" (Ana dhe dashuria). Në Austri ajo ka fituar vendin e tetë në një garë për topmodelen më të mirë. Në intervistat që ka dhënë për mediat e ndryshme austriake dhe gjermane, modelja Iris Shala, thotë se gjithmonë ka pasur një pasion për aktrimin.

Ajo shpjegon se aktrimin e ka si një lloj trashëgimie, pasi gjyshi i saj, Abdurrahman Shala, ka qenë një aktor i shquar i gjeneratës së parë të aktorëve të teatrit dhe të filmit në Kosovë. Por me karrierën e saj si modele, 23 vjeçarja shqiptare ka marrë vëmendjen edhe të mediave të tjera gjermane, që e kanë vënë modelen në emrat më të preferuar të modës në Gjermani./BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat