Bukuroshet shqiptare gati për “Miss Grand International”

Mediale Vip

Bukuroshet shqiptare gati për “Miss Grand International”

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 19:49

Shqiptarët do të prezantohen me dy bukuroshe në garën ndërkombëtare të radhës në fushën e bukurisë, “Miss Grand International”.
Bukuroshja e cila do të përfaqësojë Kosovën është Naile Thaçi nga Gjilani, derisa Shqipëria do të prezantohet nga Vivian Canaj nga Tirana.

Të dyja kanë arritur në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, dhe duken të gatshme për garën, e cila pritet të mbahet më 7 tetor.

Ato nuk kanë ngurruar të postojnë edhe fotografi në rrjetet sociale, të cilat i sjellin më poshtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat